Grint, nostalgjik për “magjistarin”

29/10/2010 15:45

Aktori 22-vjeçar, Rupert Grint, i cili në sagën e filmave ‘Harry Potter’ interpretonte rolin e Ron Weasley, pranon se filmat me magjistarin e famshëm i kanë marrë shumë kohë, por tani e kupton se po i mungojnë shumë.

“Bëmë një festë lamtumire kur mbaruam sagën e filmave dhe ishte e mrekullueshme të shihje të gjithë aktorët që kanë marrë pjesë në këto filma. Akoma nuk jam mësuar me jetën pa ‘Harry Potter’ ”, shprehet Rupert.

“Jam shumë i trishtuar, më mungon që tani. Por mendoj se ka ardhur koha të bëj hapa përpara në karrierën time. Pas 10 vitesh, kam nevojë të zbuloj eksperienca dhe role të reja”, vazhdon aktori.

Gjithashtu, Rupert zbulon se nuk ishte shumë i kënaqur me paraqitjen e personazhit të tij në filmin e fundit sepse kishte pak flokë dhe kur shihej në pasqyrë i dukej vetja si Donald Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA