Colin Firth, në gjueti të “Oscar”-it

29/10/2010 15:20

Pas fitores në festivalin e Torontos dhe duartrokitjes së gjatë në Festivalin e Filmit në Londër, një javë më parë, filmi “The King’s Speech” është në gjueti të çmimit “Oscar” me performancën e Colin Firth.

Aktori luan mbretin Xhorxhi VI, sovrani britanik që mposhti belbëzimin falë marrëdhënies me terapistin e të folurit Lionel Logue (Geoffrey Rush).

Filmi i Tom Hooper do të nxirret në pak salla në SHBA në 26 nëntor dhe në të gjithë botën në 2011.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA