“Mission: Impossible” IV ndryshon titull

29/10/2010 12:20

Filmi i katërt i sagës “Mission: Impossible”, ku Tom Cruise do të rikthehet si agjenti sekret Ethan Hunt, do të ndryshojë emër dhe do të quhet “Protokolli Fantazmë”.

“Unë nuk kam bërë kurrë vazhdime të filmave dhe nuk i kam menduar kurrë këto filma si vazhdime. Unë gjithmonë kam menduar se duhet të ketë një titull”, ka deklaruar Cruise, për gazetarët në Dubai.

Bashkë me të ishin edhe aktori britanik Simon Pegg, fituesi i cmimit ‘Oscar’, Jeremy Renner dhe ylli i serialit “Lost”, Josh Holloway.

Stafi i produksionit është transferuar në Dubai, për të filmuar në kullën më të gjatë në botë, 828 metërshen “Bujr Khalifa”.

“Unë do të kaloj shumë ditë dhe shumë orë në këtë kullë. Nuk mund t’ju jap detaje, por unë do të jem atje”, ka pohuar Cruise.

Filmi në fjalë do të dalë në kinema më 16 dhjetor të vitit 2011. Për regjinë e tij po kujdeset Brad Bird, i njohur për prodhimin e animuar “Fantastikët”.

Deri tani tre seritë e “Mission: Impossible”, që mbajnë firmat e Brian de Palma, John Woo dhe J. J. Abraams, kanë fituar gjithësej 1.5 miliard dollarë në mbarë botën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA