Historia e Maya-s, jeta e një gruaje të një familjeje të cfarëdoshme, në një qytet të cfarëdoshem dhe ndërthurja e jetës së saj me atë të njerëzve te tjere që jetojnë në të njëjtin komunitet është ajo cka sillet ne filmin e Pluton Vasit, “Maya”.

Film qe u prezantua avant premiere per nje publik te ngushte artdashesish. Ne role kryesore Rovena Lule Kuka dhe Gent Kame. Me regji te Pluton Vasit, skenar te Luljeta Lleshanakut dhe Vasit e producente Vjollca Dedein, ky prodhim trajton realitetin e jeteve te njerezve, ne thjeshtesine e tij. Nje realitet qe mund te gjendet kudo, ne vendet me me tradita te Shqiperise, por edhe te tjera te tilla jashte kufijve te saj.

Filmi rrefehet nepermjet zerit te narratorit dhe flashback-ut, ose thene ndryshe, kthimit te copezave te ngjarjes ne memorien e njerit prej personazheve.

Filmi “Maya” do te shfaqet per publikun se shpejti ne rrjetin e Kinemave ‘Imperial’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA