Robert Downey Jr. dëshiron një vajzë

27/10/2010 11:00

Protagonisti i “Iron Man” Robert Downey Jr. ndjen nevojën për të patur një fëmijë tjetër.

Edhe pse ka një djalë 17-vjeçar të quajtur Indio, aktori ka vendosur të bëjë fëmijë tjetër, mundësisht vajzë.

“Dua të jetë vajzë. Nuk do më pëlqente të kisha një djalë i cili do i bënte konkurrencë djalit tjetër. Nuk dua që Indio të ndjejë që në jetën time ka një djalë tjetër përveç tij”, shprehet aktori.

Robert Downey Jr. është i martuar prej pesë vitesh me producenten Susan Downey.

Top Channel