Naomi Campbell: Puna më streson

27/10/2010 12:30

Modelja britanike, Naomi Campbell, është shumë e lumtur me kthesën që ka marrë jeta e saj.

Pas përfshirjes në shumë skandale gjatë karrierës, 40-vjeçarja duket se ka vënë mend dhe për këtë gjë e ka ndihmuar pushimi “në momentin e duhur”.

“Kam kuptuar që më duhet një periudhë pushimi çdo gjashtë javë, sepse kur kam shumë punë, unë filloj të humb kontrollin”, shprehet modelja.

Gjithashtu, Naomi ka deklaruar se ndihet shumë mirë në Moskë, vend në të cilin po jeton bashkë me të fejuarin e saj, Vladimir Doronin. “Por rrënjët e mia janë në Londër, vetëm tre orë larg me avion”, përfundon Naomi Campbell.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA