Jay-Z: Ka humbur shpirti i “hip-hop”

27/10/2010 09:40

Reperi i njohur Jay-Z mendon se në ditët e sotme, ata që kultivojnë muzikën e rrugës janë të shqetësuar më shumë për të gjetur efekte dhe tinguj të pazakontë se sa për tekstet e këngëve.

Ai këmbëngul se esenca e “hip-hop” po humbet për shkak se reperët po lënë pas dore tekstet e këngëve të tyre.

Jay-Z u shpreh për një gazetë të New York-ut: “Duhet të përcjellim emocion tek fansat tanë. Po shqetësohemi për gjetjen e tingujve të rinj, të padëgjuar më parë dhe po harrojmë rëndësinë e tekstit, të zërit.”

“Nuk po dëgjoj më për problemet që kemi, për shtëpitë ku jetojmë ose për njerëzit që humbin punën e tyre. Te këto gjëra duhet të përqendrohemi”, përfundon Jay-Z.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA