Charlie Sheen del nga spitali
27/10/2010 15:20
Charlie Sheen ka dalë nga spitali i New York ku ishte shtruar dje në mëngjes në një gjendje të jo të qëndrueshme psikofizike.
Agjenti i tij Stan Rosenfield ka saktësuar në një deklaratë për shtyp se Sheen, 45 vjeç, ka qenë viktimë e një reaksioni alergjik ndaj një ilaçi që nuk është publikuar.
Mediat lokale kishin bërë të ditur se aktori ishte në Plaza Hotel të Manhattan me një grua, i dehur e nudo pas një feste.
Ai gjithashtu ishte i nxehur sepse nuk gjente dot portofolin.
Top Channel