Carey Mulligan, në hotel “low cost”

27/10/2010 11:00

Edhe pse fiton rreth 5 milionë dollarë për film, britanikja Carey Mulligan jeton në një hotel të lirë në periferi të Los Angeles.

Aktorja u transferua në hotelin “Best Western” pas ndarjes nga aktori Shia LaBeouf, marrëdhënie e cila zgjati një vit.

Një pjesëtar i personelit të hotelit deklaroi: “Ky është një vend për studentët dhe për njerëzit me të ardhura të pakta. Ne jemi krenar për pastërtinë e hotelit dhe korrektësinë që tregojmë, pork y vend është shumë larg nivelit të Hollywood. Carey është shumë e sjellshme, nuk ka bërë asnjë kërkesë të veçantë. Duket shumë e lumtur këtu.”

Aktorja, e cila në këto ditë është e zënë me xhirimet e dramës “Drive”, e kalon kohën e lirë në kafeterinë e hotelit.

Një mik i saj tregon që Carey ka ndërmend të kthehet në Angli sapo të përfundojnë xhirimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA