Babai i Michael Jackson, pa trashëgimi

27/10/2010 13:00

Gjykata e Apelit në Kaliforni i ka mohuar babait të Michael Jackson, Joe Jackson, të drejtat mbi trashëgiminë e të birit.

Ish-ylli i pop-it, Michael Jackson, nuk e ka përmendur babain e tij në testamentin e fundit që daton në vitin 2002.

Gjykata e Apelit koinçidon me një tjetër gjykatë kaliforniane, e cila në nëntor të 2009-ës kishte hedhur poshtë pretendimet e Joe Jackson.

Testamenti i Michael Jackson ka si trashëgimtarë vetëm nënën e tij, Katherine Jackson, dhe tre fëmijët, Prince Michael, Paris dhe Blanket.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA