Naomi Watts i shpjegon punën fëmijëve

26/10/2010 21:10

Aktorja Naomi Watts ka lyer me gjak të rremë dy djemtë e saj, Alexander dhe Samuel (3 vjeç dhe 22 muajsh përkatësisht) në mënyrë që të kuptonin punën e saj.

“Në këto momente po xhiroj një film mbi cunamin e 2004-ës. Sqarova fëmijët që plagët e mia në film nuk ishin të vërteta sepse ata po traumatizoheshin”, shprehet Watts.

“Samuel më pyeti: ‘Mami, ku i ke plagët?’ Kështu që mu desh t’i lyeja me gjak të rremë që të kuptonin që kjo gjë është gënjeshtër, që të kuptonin punën time”, rrëfen aktorja.

Filmi “The Impossible”, i regjisorit spanjoll Juan Antonio Bayona, do të shfaqet vitin e ardhshëm në kinema.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA