Michael Jackson në krye të “Forbes”…pas vdekjes

26/10/2010 02:40

Atë që nuk arriti ta bënte gjatë jetës së tij, madje edhe kur ishte në kulmin e karrierës si këngëtar, Michael Jackson e realizon 1 vit pas vdekjes.

Mbreti i Popit u rendit i pari për shumën e arkëtuar brenda 12 muajve të fundit në listën e njerëzve të famshëm që nuk jetojnë më, ndërkohë që në renditjen e përgjithshme rënditet i 2, menjëherë pas Oprah Winfray.

Sipas revistës prestigjoze “Forbes” nga shitja e “This is it” tek kompania Sony si dhe rritja e madhe e e interesimit të fansave pas ndarjes nga jeta të tij, sollën në arkën e Mbretit të Popit plot 275 milionë dollarë.

Vendi i dytë mbahet nga një tjetër “mbret i muzikës”, ai i Rock n’Roll-it, Elvis Presley, i cili megjithëse është ndarë nga jetë shumë vite para Michael, sipas “Forbes” ka arkëtuar brenda një viti 60 milionë dollarë, pjesa më e madhe të cilave falë spektaklit “Cirque du Soleil” të organizuar në Las Vegas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA