Gyllenhaal lidhet me Taylor Swift?

26/10/2010 13:10

Pas Reese Witherspoon, me të cilën u ndaj 10 muaj më parë, për Jake Gyllenhaal në horizont duket Taylor Swift.

Gyllenhaal është fotografuar me këngëtaren gjatë një shëtitje romantike në rrugët e Brooklyn, në New York.

“Ecnin bashkë, dukeshin një cift vërtetë simpatik”, thotë një dëshmitar për revistën “Life and Style”. Lajmi për lidhjen e tyre duket surprizë. Swift, 20-vjecare ka qenë e dashura e Taylor Lautner dhe për të është folur për një flirt me John Mayer ne te kaluaren.

Thonë se ajo dashuritë që përjeton i shkruan në tekstet e këngëve…ndaj duhet ta presim me këngë nëse ajo është vërtetë e lidhur me Jake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA