Variant i ri i filmit “Jeta e ëmbël”

25/10/2010 16:50

Do të prezantohet më 30 tetor, në kuadër të edicionit të pestë të Festivalit të Romës, shfaqja e parë botërore e versionit të ri nga Martin Scorsese të filmit “Jeta e ëmbël”.

Bëhet fjalë për restaurimin e parë dixhital 4K që përputhet edhe me përvjetorin e 50-të të këtij klasiku të kinemasë.

Gucci ka theksuar se do të mbështesë restaurimin e gjashtë filmave ikonikë duke dhuruar 1.5 milionë dollarë për “The Film Foundation”, shoqata pa fitim në mbështetje të konservimit dhe riberjes së filmit, të themeluar nga Scorsese.

Top Channel