Elton John, i vjetër për “dance”

25/10/2010 09:55

Sir Elton John mendon se është “shumë i vjetër” për tendencat e reja muzikore.

Këngëtari 63-vjeçar është fans i madh i muzikës “dance” dhe ndjek me vëmendje artistët e rinj, por kurrë nuk do të regjistronte një këngë të tillë sepse nuk do i përshtatej stilit të tij.

Elton John shprehet: “Gjithmonë dëgjoj muzikën moderne. Më pëlqejnë shumë këngët “dance” dhe grupe të tilla si Royskopp, por nuk do bëja vetë këngë të tilla sepse jam 63-vjeç dhe i vjetër për gjëra të tilla.”

Edhe pse ndjek rrymat e reja muzikore, Elton John vazhdon të dëgjoja muzikën e vjetër dhe pranon që “Rolling Stones” është banda “rock” që i pëlqen më shumë.

“Exile On Main St” i këtij grupi është “një nga albumet më të mira ‘rock ‘n’ roll’ të të gjitha kohërave”, përfundon Sir Elton John.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA