Artisti Paci prezanton veprën e fundit

25/10/2010 12:20

Protagonistët e pavionit “Hapësira” në  Maxxi, Muzeu Kombëtar i Arteve të Shekullit të 21 në Romë, po zhvillojnë një sërë takimesh me publikun dhe kritikën për të diskutuar mbi tematikat e veprave të tyre dhe mbi vetë konceptin e hapësires si pervoje private dhe kolektive.

Edhe artisti shqiptar Ardian Paci prezantoi veprën “Kisheza e Pasolinit” që ben pjese ne koleksionin e perhershem te muzeut. Eshte nje instalacion i perbere nga nje kasolle druri brenda se ciles ndodhen disa vizatime dhe fotografi te filmit “Vangjeli sipas Mateos” i regjisorit te madh italian. Ne portretet dhe shikimet e personazheve artisti nga Shkodra ka thene shpesh se ka gjetur detaje qe i kujtojne kulturen shqiptare.

Muzeu i Arteve te Shekullit te 21, ose Maxxi, siç njihet me shpesh eshte nje prej godinave me te reja e moderne te kryeqytetit. Veper e arkitektes iraniane Zaha Hadid, muzeu eshte inauguruar prej pak muajsh pas dhjete vjeteve punimesh. Ne koleksionet e ‘Maxxi’ zene vend artistet me te shquar te artit bashkekohor boteror.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA