Wikileaks vijon “rrjedhjen” e dokumentave

23/10/2010 09:30

Wikileaks ka vijuar me publikimin e rreth 400 mijë dokumenteve ushtarake sekrete, të cilat tregojnë se komandantët amerikanë injoruan provat për tortura të paraqitura nga autoritetet irakene.(UPDATE)

Dokumentet sugjerojnë gjithashtu se qindra civilë janë vrarë në postoblloqet e trupave amerikane, pas pushtimit në mars të vitit 2003.

Ato tregojnë gjithashtu se SHBA mbajtën rekordin e vdekjeve në radhët e civilëve, pavarësisht se më parë e kanë mohuar një gjë të tillë.

Sipas Wikileaks, bilanci i viktimave ka qenë 109 mijë, nga të cilët 66.081 janë civilë. Administrata amerikane i ka bërë kritikat e saj ueb sajtit që ka publikuar numrin më të madh të dokumentave sekrete. Një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes hodhi poshtë të dhënat e publikuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA