Wikileaks: Në Irak civilët përdoreshin si anti-minë

23/10/2010 03:30

Wikileaks zbardh të dhëna shokuese në dosjen e saj të luftës së Irakut të sapopublikuar në internet.

Sipas një raporti, që citon dëshmitarë irakianë, civilët përdoreshin si anti-minë njerëzore, teksa detyroheshin të shkelnin të parët në rrugët ku ushtarët amerikanë dyshonin se kishte mina. Ende nuk dihet nëse nga raste të tilla ka patur vitktima në njerëz.

Në raport thuhet gjithashtu se komandantët e lartë ushtarakë amerikanë ishin në dijeni të torturave çnjerëzore të ushtruara nga autoritetet irakianë ndaj personave të dyshuar si terroristë dhe nuk kanë reaguar asnjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA