Vendet e G20, dakord për reformimin e FMN

23/10/2010 14:55

Ministrat e Financave të vendeve të G20 kanë rënë dakord për reformimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke vendosur që t’u japin vendeve në zhvillim më shumë të drejta se liria e shprehjes.

Në një takim në Korenë e Jugut, ministrat ranë dakord për të rritur në 6% të drejtën e votës për vendet me ekonomi në zhvillim.

Këto shtete do të kenë gjithashtu më shumë vende në bordin e FMN-së, ndërkohë që Evropa Perëndimore do të humbasë dy vende.

Por SHBA kanë paralajmëruar se mund të ushtrojnë të drejtën e vetos për vendimet kyce. Votime të tilla kërkojnë 85% të votave, 17% e të cilave kontrollohen nga Amerika.

Gjatë bisedimeve të zhvilluara në qytetin e Gjeongzhit, ministrat ranë gjithashtu dakord për të lëvizur drejt tregjeve me sisteme monetare më të qëndrueshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA