Turqi, arrestohen 5 militantë të Al Kaedas

23/10/2010 01:25

Pesë militantë të Al Kaedas u prangosën pas një operacioni të autoriteteve turke në qytetin e Izmirit.

Anëtarët e organizatës terroriste, sipas mediave turke po përgatitëshin për ndërmarrjen e një sërë atentatesh.

Megjithatë autoritetet nuk saktësojnë objektivat e celulës së neutralizuar, por pohojnë se që të pestë personat ndodheshin prej muajsh nën mbikqyrje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA