Tajfuni “Megi”, 7 viktima në Tajvan

23/10/2010 02:50

Tajfuni “Megi” ka mbërritur në Tajvan ku ka shkaktuar vdekjen e të paktën 7 personave.

Erërat e fuqishme të shoqëruara me reshje të shumta prekën vendin ishullor bllokuan dhjetra persona nëpër makina në rrugë. Të paktën 23 persona, të cilët ndodheshin në një autobus në një autobus raportohen të zhdukur nga autoritetet vendase, ndërkohë që dëmet ekonomike janë të pallogaritshme, me elektricitet dhe telekomunikacion të dëmtuar në shumë zona.

“Megi” mbërriti në Tajvan pas kalimit në disa shtete të Azisë Jug-lindore ku shkaktoi mjaft dëme materiale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA