Pakistan, bombardohen bazat e militantëve

23/10/2010 15:00

Të paktën 12 persona, të dyshuar si militantë islamikë, janë vrarë në një seri bombardimesh në rajonin tribal të Orakzait, në verilindje të Pakistanit.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat ndërkombëtare, sipas të cilave strehimet e militantëve janë sulmuar nga një skuadrilje helikopterësh luftarakë.

Dje në të njëjtin rajon, ku prej kohësh po zhvillohet një ofensivë kundër talebanëve, gjashtë agjentë të policisë ushtarake vendase humbën jetën nga shpërthimi i një mine.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA