OKB: Kolonitë në Palestinë, të pakthyeshme

23/10/2010 09:45

Një raportues i OKB-së për të drejtat e njeriut ka deklaruar se vazhdimi i ndërtimeve do ta bëjë pushtimin e Palestinës nga Izraeli të pakthyeshëm.

Richard Folk ka thënë se procesi i paqes që synon krijimin e një shteti palestinez të pavarur e sovran duket se bazohet vetëm në iluzione.

Falk ka theksuar se OKB, SHBA dhe Izraeli kanë dështuar në mbështetjen e të drejtave të palestinezëve.

Nga ana tjetër, autoritetet izraelite kanë deklaruar se raporti i zotit Falk mbi territoret palestineze është i njëanshëm.

Rreth gjysmë milion hebrej jetojnë në më shumë se 100 koloni të ndërtuara që prej vitit 1967, kur Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA