Napoli, mbeturinat, sërish përleshje protestues-polici

23/10/2010 01:55

Orët e pasdites dhe mbrëmja e se premtes u shoqëruan sërish me protesta të dhunshme në Tercinjo të Napolit ku banorët kundërshtojnë planet për ndërtimin e një vendgrumbullimi të dytë mbeturinash.

Mes protestuesve dhe forcave të rendit ka patur përsëri përleshje. Manifestuesit nga ana e tyre kanë qëlluar me gurë dhe sende të tjera të forta policinë, ndërsa kjo e fundit është kundërpërgjigjur duke qëlluar drejt tyre gaz lotsjellës.

Megjithatë fatmirësisht autoritetet nuk raportojnë për të lënduar në ditën e dytë të protestave të dhunshme.

Protestuesit napolitanë kundërshtojnë planet e autoriteteve vendore, të mbështetura nga qeveria Berluskoni për ndërtimin e vendgrumbullimit të mbeturinave afër disa zonave të banuara duke u shprehur se do të dëmtojë shëndetin e tyre, pavarësisht nga premtimi i kryeministrit Berluskoni gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme të qeverisë të mbajtur të premten.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA