Kubë, liberalizohet edhe më tej ekonomia

23/10/2010 04:25

Presidenti i Kubës, Raul Kastro vazhdon t’i japë më shumë frymëmarrje ekonomisë vendase duke vendosur taksat dhe tatimet për të gjithë personat e vetëpunësuar.

Sipas këtij vendimi të gjithë personat që ndodhen të punësuar në një nga 178 profesionet që lejohen në këtë kategori, do të paguajnë një taksë prej 10 përqind të xhiros në shtet dhe në rast se kanë edhe punonjës do të paguajnë 25 përqind në shtet.

Sipas BBC-së kjo masë e ndërmarrë nga Raul Kastro është përpjekja më e fundit e presidentit të Havanas për të liberalizuar ekonominë vendase në përpjekje për t’i dhënë asaj një shtysë për zhvillime për të lënë pas stanjacion që e ka prekur prej disa vitesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA