Kili, lëkundje tërmeti

23/10/2010 17:40

Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë tronditi qendrën e Kilit raporton Zyra Amerikane e Gjelogjisë.

Nuk ka viktima në njerëz e as dëme materiale. Epiqendra e tërmetit ishte 110km në jugperëndim të Concepcion dhe 130 km nga Temuco.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 7:58 me orën shqiptare.

Një tjetër tërmet, me magnitudë 5.8 është raportuar të mërkurën e kaluar në Kili.

Në shkurt të këtij viti vendi u godit nga një tërmet me magnitudë 8.8 që shkaktoi 500 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA