Katy Perry dhe Russell Brand martohen në Indi

23/10/2010 18:15

Këngëtarja amerikane Katy Perry dhe komiku britanik Russell Brand janë martuar në Indi në një ceremoni tradicionale, sipas revistës “US Magazine”.

Dasma, në të cilën ishin të pranishëm 80 të ftuar, u zhvillua në hotelin luksoz Aman-i-Khas, në Raxhastan.

Sipas revistës, Russell Brand ka mbërritur në ceremoni i hipur mbi një kalë që shoqërohej nga elefantë dhe gamile.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA