Itali, Mutu rreh kamarierin në një klub nate

23/10/2010 13:25

Sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu është përfshirë në një zënkë me kamarierin e një lokali nate, në qendër të Firences.

Fantazisti rumun e ka goditur me një grusht në fytyrë kamarierin, duke i shkaktuar dëme serioze në pjesën e hundës.

Kamarieri, një shtetas serb 28 vjecar, ndodhet ende i shtruar në spitalin “Santa Maria Nuova”, ku do të qëndrojë për rreth 25 ditë.

Gjithashtu, ai është goditur me shkelma nga futbollisti kur ndodhej në tokë. Sipas mediave italiane, mbi ngjarjen po hetojnë karabinierët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA