Indi, vriten 6 policë në shtetin e Biharit

23/10/2010 13:10

Gjashtë policë janë vrarë në një pritë të ngritur nga rebelët maoistë në shtetin e Biharit, në Indi, ku po zhvillohen zgjedhjet për rinovimin e Parlamentit.

Sipas informacioneve të fundit, agjentët humbën jetën si pasojë e shpërthimit të një mine gjatë kalimit të makinës së tyre.

Masakra ka bërë që të rritet niveli i gatishmërisë në rajonin e Sheoharit, që konsiderohet edhe si fortesë e guerrilasve.

Në këtë rajon nesër do të hapen qendrat e votimit për zhvillimin e fazës së dytë elektorale, nga gjashtë gjithësej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA