Holandë, gjyqi ndaj Uajldërs do të ripërsëritet

23/10/2010 01:00

Gjyqi ndaj Gert Uajldërs, liderit të ekstremit të djathtë në Holandë që akuzohet për nxitje të urrejtjes ndaj muslimanëve do të ripërsërtitet.

Ky është vendimi i dhënë nga një gjykatë e posaçme në Holandë e cila shqyrtoi kërkesën e avokatëve të Uajldërs në të njëjtën ditë kur ai u shpall i pafajshëm nga bordi i gjyqtarëve që ai vetë pati kundërshtuar.

Avokatët dorëzuan kërkesën për ndërrimin e bordit të gjyqtarëve disa kohë më parë pas refuzimit të tyre për të dëgjuar një dëshmitar kyç të thërritur nga mbrojtja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA