Haiti, gati 200 të vdekur nga kolera

23/10/2010 10:00

Bilanci i viktimave të shkaktuara nga shpërthimi i epidemisë së kolerës në Haiti është rritur me hapa marramendës.

Deri tani, të paktën 196 persona kanë vdekur dhe 2634 të tjerë janë shtruar në spital për shkak të sëmundjes, që sjell diarre, temperaturë të lartë, të vjella dhe dehidratim.

Autoritetet po marrin masa për të siguruar se sëmundja nuk do të përhapet përtej rajoneve Artibonite dhe Plateau Qendror.

Ato druhen numri i të vdekurve mund të ngjitet nëse epidemia prek edhe kampet e strehimit për të mbijetuarit e tërmetit të janarit.

Kjo tragjedi shkaktoi 250 mijë të vdekur dhe la të pastrehë rreth 1.5 milion banorë të rrethinave të kryeqytetit Port au Princ.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA