Francë, senati miraton reformën e pensioneve
23/10/2010 12:55
Senati i Francës miraton planin për reformën pensionale të propozuar nga qeveria, që ka shkaktuar protesta në gjithë Francën.
Pas votimit të mbrëmshën në Senat, tani duhet që të dy Dhomat e Parlamentit ta bëjnë votimin final për këtë legjislacion, para se ai të shndërrohet në ligj.
Sindikatat e punëtorëve kanë thënë se do t’i vazhdojnë protestat kundër këtyre masave, sipas të cilave, shtohet mosha minimale për dalje në pension prej 60 në 62 vjet. Mosha për arritjen e pensionit të plotë shtetëror rritet prej 65 në 67 vjet.
Qeveria thotë se reforma është e nevojshme për ta shpëtuar sistemin pensional nga shkatërrimi, ndërsa sindikatat thonë se kjo reformë nuk është korrekte ndaj punëtorëve.
Top Channel