Damon i jep fund “karrierës” si baba

23/10/2010 15:30

Matt Damon ka deklaruar se nuk do bëjë fëmijë të tjerë.

Aktori 40-vjeçar, i martuar me argjentinasen Luciana Barroso, po pret fëmijën e tij të katërt.

“Kemi vendosur një kufi dhe kufiri është ky. Kemi një jetë të kompletuar dhe të mrekullueshme. Nuk do të bëjmë fëmijë tjetër”, shprehet Damon.

Fëmija i katërt i Matt Damon do të jetë vajzë.

Aktori ka dhe tre vajza të tjera: Isabella (4 vjeç), Gia (2 vjeç) dhe vajza e Luciana nga një marrëdhënie tjetër, Alexis (11 vjeç).

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA