Christina Ricci: E urreja trupin tim

23/10/2010 15:10

Christina Ricci pranon se e urrente trupin e saj.

Aktorja e cila ka pasur probleme me anoreksinë, tregon se nuk mundej të shikohej në pasqyrë.

“Për 4 vite rresht e kam urryer veten. I mbuloja pasqyrat në shtëpi sepse nuk doja të shihesha në to”, shprehet Ricci.

Edhe pse tashmë problemet me trupin nuk ekzistojnë më, 30-vjeçarja ende nuk duron të shihet në pasqyrë.

Ajo shton: “Edhe sot nuk ulem në restorante ku ka pasqyra sepse nëse shoh reflektimin tim bëhem paranojake.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA