Britani, nëndetësja nën kontrollin e hetuesve

23/10/2010 12:25

Nëndetësja bërthamore që mbeti për 10 orë e bllokuar në një cekëtirë në ishullin e Skajit, në Skoci, do t’u nënshtrohet kontrolleve për të verifikuar nëse timoni i saj është dëmtuar.

Nëndetësja “HMS Astute” u zhbllokua pasi u tërhoq nga një anije rimorkjo në thellësi, ku dhe do të kryhet kontrolli.

Inxhinierët do të vendosin nëse nëndetësja prej 1 miliard stërlina mund të kthehet në bazën e saj në Faslejn përmes kapaciteteve të saj, apo përmes ndihmës.

Kapiteni i saj, komandanti Andy Coles rrezikon të përballet me një gjyq ushtarak. Ekspertët ndërkohë kanë nisur një hetim të detajuar, për të zbuluar shkaqet e këtij incidenti të turpshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA