Afganistan, vritet një ushtar danez

23/10/2010 18:50

Një ushtar danez është vrarë në Afganistan gjatë luftimeve në lindje të bazës Bridzar, në provincën e Helmand, në jug të vendit.

Shokët e tij i dhanë ndihmën e parë e më pas me një helikopter ai u transportua në spitalin e Camp Bastion, por ushtari vdiq.

Lajmin e konfirmoi gjenerali Peter Keuhnel, kreu i komandës operative të ushtrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA