Afganistan, sulmohet selia e OKB-së në Herat

23/10/2010 13:15

Një sulm i armatosur është kryer mëngjesin e sotëm kundër selisë së Kombeve të Bashkuara në Herat, për fat të mirë pa shkaktuar viktima dhe të plagosur.

“Nuk ka viktima dhe nuk ka as të plagosur. Punonjësit tanë ndodhen në bunker”, ka deklaruar zëdhënësi Henri Burgard.

Burgard ndodhej në qytet në momentin e sulmit, ndërkohë që në selinë e OKB-së ndodheshin rreth 20 persona, punonjës ndërkombëtare, shoferë dhe truproja.

Ndërkohë, një nga krerët e guerrilasve talebanë në Afganistan, Mullahu Bilal ka marrë përsipër sulmin kamikaz.

Ndërsa policia lokale ka bërë të ditur se grupi i rebelëve përbëhej nga 4 kamikazë, të cilët u vranë nga forcat afgane të sigurisë.

“Kamikazi i parë u lëshua me një autobombë ndaj hyrjes kryesore, ndërsa tre të tjerët u vranë jashtë ndërtesës”, ka sqaruar një oficer policie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA