Sharapova fejohet me Vujacic

22/10/2010 12:05

Tenistja ruse Maria Sharapova, ish numri një i botës, është fejuar zyrtarisht me basketbollistin e Los Angeles Lakers, Sasha Vujacic.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë sportisti slloven që ka saktësuar se tenistja ka pranuar propozimin e tij.

Përpara një ndeshjeje me Golden State Warriors, në San Diego, Vujacic, 23 vjeç, ka deklaruar se Sharapova, 23 vjeç, i kishte thënë “po” propozimit që u bë në një stil të vjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA