Russell Brand: Do jem një baba i mirë

22/10/2010 21:45

Komiku britanik, Russell Brand, po mendon për familjen e ardhshme dhe fëmijët që do të ketë me partneren e tij Katy Perry.

“Besoj se do jem një baba i mirë. Nuk e di se kur do bëhem me fëmijë sepse Katy është ende e re dhe të dy ne punojmë shumë për momentin”, shprehet Brand.

“Kur jam i rrethuar nga fëmijë filloj të luaj me ta. I dua shumë”, pohon 35 vjeçari.

Komiku Russell Brand shprehet se tashmë e ka lënë pas të kaluarën e tij me shumë femra dhe tani ka sy vetëm për Katy Perry, të cilën e do marrëzisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA