Lohan i rikthehet rehabilitimit
22/10/2010 20:30
Lindsay Lohan do duhet të qëndrojë në një qendër rehabilitimi deri në 3 janar.
Kështu vendosi Gjykata e Apelit në Los Angeles pasi aktorja doli pozitive në testin antidrogë duke shkelur kështu kushtet e vendosura për lirinë e saj.
Aktorja 24 vjeçare po ndjek një program vullnetar rehabilitimi për shkak të problemeve me drogën dhe alkoolin.
Gjykatësi vendosi që Lohan ta vazhdojë këtë program në strukturën e specializuar
Top Channel