Khodorkovski, kërkohen 14 vjet burg

22/10/2010 18:20

Prokuroria ruse ka kërkuar një dënim prej 14 vjet burg për Mikhail Khodorkovski, ish-administrator i “Yukos”, dhe ortakun e tij Platon Lebedev.

Aktualisht në Moskë po zhvillohet procesi i dytë ndaj dy të pandehurve, të cilët akuzohen se kanë përvetësuar disa dhjetra miliarda dollarë mes viteve 1998-2003 dhe të 350 milionë tonelatave naftë.

Në kërkesën e prokurorisë për 14 vjet burg përfshihen edhe 8 vitet që Khodorkovskit i janë dhënë në vitin 2005. Ditën e hënë bëhen plot 7 vjet nga arrestimi i tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA