Banda irlandeze U2, ka bërë të ditur përmes menaxherit të saj, se po punon për një album të ri i cili mund të jetë gati në fillim të vitit 2011.

Sipas Paul McGuiness, menaxherit të bandës, “single” i pare i grupit irlandez do të prezantohet së shpejti në radio.

Titulli provizor i këtij albumi është “Songs of Ascent” dhe disa nga titujt e këngëve janë: “Mercy”, “Every Breaking Wave” dhe “Boys Fall From The Sky”.

Top Channel