Prince, dy koncerte në Itali

21/10/2010 19:00

Pritje e madhe për dy koncertet italiane të Prince, që i kthehet shfaqjeve “live” me “20Ten Tour 2010”.

Takimet do të jenë më 2 nëntor në Palalottomatica të Romës dhe në 3 në Mediolanum Forum të Milanos.

Muzikanti i Minneapolis do të këndojë disa suksese të tij, nga “1999” në “Purple Rain”, duke kaluar nga “Kiss” tek “U Got The Look”, përveçse një versioni të papublikuar të klasikes së Simon&Garfunkel “Bridge Over Troubled Water”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA