Michael Douglas: E kam të vështirë të flas

21/10/2010 18:30

Michael Douglas, 66 vjeç, ka përfunduar trajtimin kimioterapeutik që e ka dobësuar shumë fizikisht.

Megjithatë, është normale ta shohësh aktorin duke shëtitur pranë shtëpisë së tij në New York.

“E kam shumë të vështirë të flas ose të gëlltis ushqimin”, është shprehur në një intervistë për revistën gjermane “Frau im Spiegel”.

“Kanceri në fyt ka ardhur si rezultat i pijes dhe duhanit”, tregon Douglas duke shtuar se edhe dënimi i djalit të tij të madh, Cameron, për përdorim droge e ka prekur shumë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA