Matt Damon do të interpretojë Lance Armstrong

21/10/2010 16:20

Matt Damon do luajë rolin e çiklistit amerikan Lance Armstrong në filmin biografik dedikuar shtatë herë fituesit të Turit të Francës, sipas Los Angeles Times.

Damon, i mësuar duke luajtur rolet e kampionëve të sportit si François Pienaar në filmin “Invictus”, u zgjodh për rolin para aktorit Jake Gyllenhaal.

Filmi me regji të Frank Marshall dhe skenar nga Gary Ross do të bazohet në librin biografik të Lance Armstrong “It’s Not About The Bike”, i cili përqendrohet në fëmijërinë e çiklistit nga Teksasi, diagnostikimin me kancer në 1996, marrëdhënien me gruan e tij të parë Kristin, lindjen e djalit të tij të parë dhe rikthimin në sportin e çiklizmit në nivele të larta.

Top Channel