Kashar, pallatet pa ujë

21/10/2010 17:20

Në shtëpitë e qindra banorëve që jetojnë në pallatet e Kasharit uji mungon prej disa muajsh. Banoret e ketij pallati, edhe pse kane kontrate me ujësjellesin, prej disa muajsh nuk furnizohen me uje te pijshem.

Emineja eshte nje grua pensioniste. Ajo ka punuar 15 vjet ne Greqi dhe me parate e grumbulluara ka blere shtepi ne kete zone. Sot ajo tregon se i duhet ta mbaje shtepine duke mbushur uje jashte pallatit

Keto pallate jane pa hipoteke, pasi sipas kryetarit te komunes se Kasharit ende nuk ka perfunduar te gjitha punimet edhe pse kane mbi 5 vjet qe pallatet kane perfunduar dhe kompanite e ndertimit kane marre parate dhe banoret jetojne aty.

Shumica e pallateve ne kete zone jane ndertuar kur aty nuk ka patur as kanalizime te ujesjellesit dhe asnje element tjeter infrastrukture. Ndertuesit fillimisht hapen puse per furnizimin me uje dhe pallatet nuk kishin lidhje me ujesjellesin.  Edhe pse ndertesat nuk jane marre ne dorezim nga pushteti vendor, banoret i kane parapaguar banesat dhe sot vuajne pasojat e mungeses se ujit.

 

Top Channel