Gwineth Paltrow kalon në muzikë

21/10/2010 18:10

Gwineth Paltrow ka vendosur t’i dedikohet muzikës. Aktorja 38-vjeçare po përgatitet për debutimin e saj si këngëtare e muzikës “country” në nëntor, gjatë një ceremonie ku do ndahen çmimet për këtë zhanër muzikor në “Country Music Awards”.

Paltrow ka pohuar se më 10 nëntor, do të interpretojë “Country Song”, këngën që ka të njëjtin titull me filmin e saj të ardhshëm.

Nuk është hera e parë që Paltrow nxjerr në pah talentin e saj për këngën. Në vitin 2000, ajo ka kënduar disa këngë edhe në filmin “Duets”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA