Eurobondi ndez kuvendin

21/10/2010 16:45

Përpjekja e qeverise per te marrë edhe nje here borxh permes eurobondit është bëre temë e nxehte diskutimesh në kuvend.

Ne fund te viti 2011 qeveria duhet të paguajë për kredinë e rrugës Durrës-Kukës jo vetëm interesat, por edhe vete kredinë prej 195 milionë euro. Sipas opozites, kjo eshte arsyeja qe qeveria nxiton te rimarrë borxh.

“Kostoja e eurobondit duket se nuk do te jetë aq e ulët sa pretendonit. Ndoshta përfitimi nga eurobondi do të jetë në një shtrirje kohe më të gjatë e pagesës së principialit”, tha deputeti socialist Arben Malaj.

“E kemi te drejten qe ta mbajme deri ne 2012 po kemi bere perpjekje per ta hequr para kohe per të ulur koston e kesaj kredie”, sqaroi ministri Bode.

Sipas socialisteve nguti i qeverise mund te rrisë edhe interesin e borxhit te ri qe po perpiqet te marre.

“Sido që të luiani me shifra, zoti ministër jeni në trendin negativ të rritjes së kostos të borxhit dhe rritja me 40 përqind e kostot së një borxhi është barrë e rëndë”, tha Malaj.

Borxhi publik i Shqiperisë është rreth 60 për qind e Prodhimit te Brendshem Bruto. Kjo rritje e borxhit ka vendosur opoziten dhe maxhorancën ne skalion e betejes edhe se kush i ka menaxhuar me mire financat publike.
 
Kjo është hera e dytë që qeveria do tentojë të marrë borxh përmes eurobondit. Plani fillestar ishte në prill të këtij viti, por dështoi për shkak të krizës së borxheve.

Në marrëveshjen e miratuar në kuvend është parashikuar një interes deri në 8.5 për qind. Por ministri i Financave tha sot se do të sjellë një ligj, që i jep të drejtën qeverisë të marrë borxh pa kërkuar miratimin e kuvendit, për të mos zbuluar paraprakisht interesat, cka sipas tij e dëmton procesin.  

Top Channel