Taylor Swift, e pasigurtë për martesën
20/10/2010 13:00
Këngëtarja amerikane, Taylor Swift, mendon se martesa “nuk bën” për çdo person dhe se ajo do të preferonte më mirë një lidhje të fortë dhe të shëndetshme.
“Kam parë martesa që shkojnë mirë dhe të tjera që nuk janë dhe aq të mira. Kam parë njerëz që lodhen shumë për të mbajtur lidhjen e tyre dhe që luftojnë për dashurinë. Kam kaluar edhe unë lidhje të tilla por a ia vlen kjo?”, deklaron Swift.
Në lidhje me marrëdhënien që ka me fansat, këngëtarja thotë se i pëlqen kur dëgjon fjalë të mira nga ata dhe se është diçka e mrekullueshme “kur dëgjon se çfarë domethënie ka muzika jote për mijëra njerëz.”
Top Channel