Elton John, fans i Leon Russell

20/10/2010 19:45

Elton John, një ndër këngëtarët më të famshëm të të gjitha kohërave ka idhullin e tij. Bëhet fjalë për Leon Russell i cili ka qenë i pranishëm në festën e “Elton John AIDS Foundation” që festoi 9 vjetorin e themelimit të saj.

Sir Elton John nuk e ka fshehur aspak entuziasmin për praninë e Russell në këtë event të rëndësishëm për të.

“Jam tepër i emocionuar që ai është kthyer dhe është këtu me mua. Gjithçka i ngjan një ëndrre e cila u bë realitet”, është shprehur ai.

John dhe Russell sapo kanë lançuar albumin e tyre të cilin e kanë pagëzuar “The Union” dhe bashkë kanë përcaktuar 10 data për mbajtjen e koncerteve.

Në festën e fondacionit që ju vjen në ndihmë të prekur nga SIDA kanë qenë të pranishëm jo pak emra të njohur të botës së artit.

Fondacioni përveçse ju vjen në ndihmë të sëmurëve nga virusi vdekjeprurës, ndërmerr edhe fushata të rëndësishme informimi për mbrojtjen nga virusi i cili po merr përherë e më shumë jetë njerëzish.

Këngëtari britanik u shpreh se fondacioni ka bërë jo pak progres prej themelimit të tij, por megjithatë mbetet ende shumë punë për të bërë.

Elton John AIDS Foundation ka grumbulluar mëse 200 milionë dollarë përgjatë 9 viteve të cilat kanë shkuar për mbështetjen e programeve të ndryshme në 55 vende të botës dhe është një ndër organizatat jo-fitim prurëse më të rëndësishme që ju vjen në ndihmë të sëmurëve dhe informon për mbrojtjen e njerëzve nga virusi HIV.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA